Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë në bashkëpunim me Prokurorinë për krim të organizuar, Agjencinë amerikane DEA dhe policinë bullgare, kanë sekuestruar 22 kilogramë heroinë dhe arrestuan 7 anëtarë të një grupi të organizuar kriminal.
Në këtë operacion ndërkombëtar në Serbi janë arrestuar 2 persona dhe u sekuestruan dy kilogramë heroinë ndërsa në Bullgari u arrestua një shtetas serb i cili dyshohet të jetë udhëheqësi i këtij grupi kriminal, si dhe 4 shtetas bullgarë ndërsa u sekuestruan 20 kilogramë heroinë, transmeton Titulli.com.
Nuk sqarohet në këtë njoftim se a ka lidhje ky aksion me aksionin policorë në Bujanoc të bërë me 29 dhjetor 2020 ku u arrestuan një grup i drogës dhe armëve.
Dyshohet se ky grup, gjatë vitit 2020 dhe këtë vit ka kontrabanduar heroinë nga Turqia, të cilën më pas e ka shitur në Bullgari, SHBA dhe Serbi, njoftoi MPB e Serbisë.
BURIIMI: Titulli.com