Edhe kjo ndodhë në mes të ditës në sy të gjitha institucioneve, automjeti për shuarjen e zjarreve asiston operatorin privat për ujitje -spërkatjen me qellim të zbutjes së pluhurit, gjatë prishjes së një objekti privat, thotë qytetari Tahir Ibrahimi.
“Absurd, me sa e kuptoj unë, si qytetar i lirë, kjo vepër cilësohet si keqpërdorim i pozitës zyrtare (përdorimi i automjeteve të këtij lloji duhet të përdoren vetëm për shuarjen e zjarreve ) dhe mendojë që institucionet gjegjëse për këtë rast duhet të ndërmarrin masat konformë normave pozitive të vendit” .
Fotot flasin vet thuhet për fotografitë që ia ua janë dërguar redaksisë sonë, ku shihet automjeti zjarrfikës që mendohet të jetë i Komunës së Parteshit.