DYLON

PDK: I paq në qafë, Lutë Haziri, 23 familje që në këtë muaj të Ramazanit mbetën pa bukën e gojës

PDK: I paq në qafë, Lutë Haziri, 23 familje që në këtë muaj të Ramazanit mbetën pa bukën e gojës
Avatar photo Redaksia

Largimi nga puna i 23 punëtorëve të Kompanisë “Ecohigjiena”, është pasojë e keqpërdorimeve dhe shkeljeve ligjore të Komunës së Gjilanit, për të cilin rast, para dy dite e njoftuam publikun  për kërbaçin që OSHP ia kishte dhënë komunës, thuhet në reagimin e PDK-së së Gjilanit.

Punëtorët e “Ecohigjienës”, qe 11 muaj (nga 1 gushti 2016), përmes shantazhit nga zyrtarët e lartë të komunës, kryejnë shërbime komunale, duke mirëmbajtur, pa pagesë, parqet dhe hapësirat publike, pastrimin e rrugëve dhe trotuareve, punë këto, të kryera, vlera e të cilave arrinë shumën, nga 195000 deri në 210000 €.

Prandaj, si rezultat i kësaj, këtyre punëtorëve, në pamundësi të pagesës, iu është shkëputur kontrata e punës dhe mbeten në rrugë

EkoHigjiena

Pra, këta punëtorë  mbeten pa punë përshkak të interesave personale, të një klani pushtetarësh të Lutë Hazirit.

Kryetari I Komunës Lutë Haziri, në deklaratat e tij populiste, kohë më parë, kur punëtorët e Ekohigjienës kërcënoheshin për largim nga puna, kishte deklaruar: “Nuk do të lejoj që në këtë shekull, këtyre punëtorëve t’ua merrni keset e bërllogut nga duart se me to i ushqejnë familjet!”. Ndërkaq tani, në këtë muaj të agjërimit,  nxirren në rrugë 23 punëtorë.

Numri i punëtorëve të larguar nga puna, nga Ecohigjiena, nga janari I këtij viti e deri më sot, në mesëin e të cilëvë është edhe Avdil Ibishi, njeriu me karrocë, I njohur për punëtorë të madh nga gjilanasit, ka arritë  në 44 syresh.

Përderisa, Komuna (LDK) përmes portaleve, propagandon për qëllime politike të fushatës zgjedhore, se 13 nga punëtorët e larguar, janë sistemuar në Ndërmarrjen publike “Tregu”, e në anën tjetër, punëtorët, edhe ashtu të lënduar, sillen rrugëve të papunë, thuhet në reagimin e PDK-së së Gjilanit.

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.