Atleti Muhamet Ramadani ka hyrë në histori të sportit të Kosovës, si atleti i artë që i solli vendit medaljen e artë në disiplinën, hedhje e gjyles 5 kilogramë, në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF), Baku 2019.
16-vjeçari nga Mitrovica e hodhi gjylen në largësi 19.75 metra, gati 1 metër më shumë se vendi i dytë, që ishte atleti rus Semen Borodayev, rezultati i të cilit ishte 18.83 metra.
Kështu, Kosova fitoi medaljen e parë dhe të vetme në EYOF Baku 2019, të parën për vendin tonë në tri pjesëmarrje të Lojërave Olimpike Evropiane për të Rinj dhe kjo falë atletit Muhamet Ramadani.