DYLON

Atleti kosovar, Muhamet Ramadani nderohet me medalje shtetërore

Atleti kosovar, Muhamet Ramadani nderohet me medalje shtetërore
Avatar photo Elife Sherifi

Atleti kosovar, Muhamet Ramadani ka pranuar sot medaljen në ceremoninë e organizuar në stadiumin “Tafiq Brahimov” të Bakusë së Azerbajxhanit.

Medaljen Ramadanit ia ka dorëzuar presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, i cili ishte i nderuar nga organizatorët për të ndarë medaljet.

Të pranishëm në stadium për të ndjekur ceremoninë e ndarjes së medaljes për 16-vjeçarin tonë të artë, me ç’rast u intonua edhe himni i Kosovës, ishin edhe ekipi Olimpik i Kosovës, të cilët përfaqësuan vendin tonë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.

EkoHigjiena

Atleti Muhameti fitoi të artën mbrëmë në disiplinën hedhje e gjylës 5 kilogramë. Me rezultatin 19.75 metra, atleti ynë i artë ishte bindshëm i mirë se sa garuesit nga Rusia e Suedia, që patën rezultatin 18.81 dhe 17.75 metra.

Ramadani u bë sportisti i parë i Kosovës që fiton medalje Olimpike Evropiane për të Rinj.