Atasheja e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë znj.Kimberly Riffe së bashku me z. Michael T. McKee (këshilltar i lartë i ICITAP për IPK ) dhe znj. Shqipe Durguti (koordinatore vendore e ICITAP-it për IPK-në) u takuan sot me Kryeshefin Ekzekutiv të IPK-së z. Kushtrim Hodaj.
Ky takim pune u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali në kuadër të përkrahjes së vazhdueshme të ICITAP-it për Inspektoratin Policor të Kosovës dhe përfshiu edhe diskutimet për Planin Zhvillimor Strategjik të IPK-së 2022-2024 dhe planifikimet për aktivitetet e përbashkëta në vitin 2023 në drejtim të fuqizimit të profesionalizmit të IPK-së.
Kryeshefi Ekzekutiv falënderoi zyrtarët e ICITAP-it për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria Amerikane po jep për Inspektoratin Policor të Kosovës duke përfshirë donacionet në pajisje të specializuara dhe trajnimet e avansuara në fushën e hetimit. /2LONLINE/