DYLON

Qendra e Karrierës në Gjilan po vazhdon të vizitohet nga nxënësit e shkollave të ndryshme

Qendra e Karrierës në Gjilan po vazhdon të vizitohet nga nxënësit e shkollave të ndryshme
Avatar photo Redaksia

Qendra e Karrierës në Gjilan po vazhdon me aktivitetet e saja edhe pse funksionalizimi i saj ka vetëm pak ditë që është bërë.

Sot, Qendrën e Karrierës e vizituan nxënësit e ShFMU “Zija Shemsiu” klasat e 9-ta, ku këshilltaret e Qendrës së Karrierës i priten dhe ju prezantuan ambientet e Qendrës, duke i njoftuar ata në hollësi mbi rëndësinë dhe impaktin që Qendrat e Karrierës kanë në zhvillimin dhe orientimin e tyre në karrierë, dhe të ardhmen e tyre jetësore dhe profesionale.

EkoHigjiena

Qendra e Karrierës në Gjilan dhe këshilltaret e Qendrës do të jenë siç e kemi potencuar edhe me herët, asistencë e denjë në përzgjedhjen e nxënësve na karrierë.

Qendra e Karrierës në Gjilan falënderon edhe mësueset/it nga SHMU “Zija Shemsiu” Avni Halili dhe Hesat Berisha për vizitën e tyre në Qendrën e Karrierës në Gjilan, e cila është në shërbim të nxënësve dhe të gjitha shkollave të komunës së Gjilanit, që suksesin e tyre ta adresojnë dhe ndihmojnë përmes Qendrës së Karrierës në Gjilan.

Qendra e Karrierës – Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.