Shpresa Kurteshi – Emini (LDK), ish kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit, aktualisht anëtare e këtij organi më të lartë në komunë, ka shkruar në profilin e saj se, ata që fitojnë të udhëheqin pozita të rëndësishme në institucione komunale, shtetërore a çfarëdo qofshin ato, janë të obliguar t’i raportojnë vetëm e vetëm qytetarëve (përmes Kuvendit Komunal ose Parlamentit), veçanërisht ato pozita që merren drejtpërdrejt nga besimi qytetarë!
Ja postimi i saj i plotë:
***
Organizatat politike, sigurisht që janë të rëndësishme për ata që vlerësojnë se mund të kontribuojnë në përmirësimin e politikave ditore që përmes saj të ndikojnë në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës qytetare përgjithësisht. Gjë kjo që nuk po e shohim fare të ndodh as në nivelin lokal, hiç e hiç në atë qendror, për fat të keq!
Sido që të jetë, qytetarët duhet t’i varin shpresat kudo që munden!
Desha të them një gjë tjetër: Ata që fitojnë të udhëheqin pozita të rëndësishme në institucione komunale, shtetërore a çfarëdo qofshin ato, janë të obliguar t’i raportojnë, në radhë të parë, qytetarëve (përmes Kuvendit Komunal ose Parlamentit) veçanërisht ato pozita që merren drejtpërdrejt nga besimi qytetarë! /2LONLINE/