Komuna e Kamenicës nuk ka asnjë të dyshuar me virusin COVID-19.
Raporti i fundit nga QKMF në Kamenicë thotë se në kufirin “Dheu i Bardhë” janë kontrolluar 151 qytetarë, ndërsa në QKMF në Kamenicë dhe QMF-Roganë janë kontrolluar nga 24 qytetarë, dhe se asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv dhe as nuk ka pasur asnjë simptomë të këtij virusi.
Po ashtu Komisioni për menaxhimin e vendimeve të marra nga Qeveria dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka vazhduar me mbikëqyrjen e situates së krijuar për parandalimin e COVID-19.
Të gjithë akterët e këtij komisioni kanë vazhduar punët, duke inspektuar se a po zbatohen në përpikmëri vendimet dhe masat e marra nga Qeveria.
Inspektorati ka qenë në terren gjatë gjithë kohës për të inspektuar të gjitha bizneset e Kamenicës se a po e zbatojnë vendimin për mbylljen e lokaleve, kafitervie dhe restauranteve.
Gjatë inspektimit nuk kemi hasur në asnjë biznes i cili nuk i respekton vendimet e marra nga Qeveria.
Ekipet e QKMF-së janë të gatshme 24 orë për çdo situatë, po ashtu numrat e telefonit: 0280 371783, janë të hapur për qytetarët.