Ushtria e Kosovës është përtej interesave politike. Duke votuar për Forcat e Armatosura nuk votohet për këtë apo atë individ, nuk votohet për Qeverinë e Kosovës, por votohet për shtetin e Kosovës.
Asnjë forcë politike në Kuvendin e Kosovës nuk ka të drejtë të vë kushte për themelimin e Forcës së Armatosur të Kosovës. Kështu ka thënë para kabinetit qeveritar kryeministri Hashim Thaçi. Ai ka ftuar që vendimi për themelimin e FAK-ut të mos politizohet.
“Duke votuar për FAK-un, votohet për shtetin e Kosovës jo për Qeverinë”, theksoi Thaçi. Kreu i Qeverisë bëri të ditur se nesër do të takohen me subjektet politike të pozitës e opozitës për të marr vendim të përbashkët për themelimin e Forcës së Armatosur të Kosovës