Ktheni nxënësit në shkolla, vendasit e mi. Mos luani me shpirtin e tyre të njomë.
Shkruan: Izmi Zeka
Kamenica nuk e meriton këtë sjellje qoftë nga komuna apo pushteti qendror tani e pothuajse 2 vjet
Nxënësit duhet të kthehen në shkolla ky është hapi i parë që duhet të ndërmerret e pastaj të komunikojnë institucionet mes veti.
Qeveria dhe Kryetar i Komunës si duket nuk e kanë të njohur që mbi 400 nxënës janë mbetur në dorë të zotit.
Askush nuk e ka të drejtën që të bëjë eksperimente me nxënës.
Për ata që nuk kanë njohuri këta nxënës kanë humbur vitin pa fajin e tyre.
Arsimim është interes nacional dhe si i tillë nuk lejon eksperimente të tilla.
Aq më keq kur shikon policinë në shkolla duke qenë viktimë e institucioneve qendrore dhe lokale për të mbajtur kinse një lloj rendi.
Ktheni nxënësit në shkolla. Mos luani me shpirtin e tyre të njomë. /2LONLINE.com/