Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton, thotë se përsëritja e zgjedhjeve në tri vendvotime në veri të Mitrovicës paraqet “hap të rëndësishëm përpara për Serbinë dhe Kosovën”.
”Ne presim që t’i dëgjojmë saktësisht rezultatet e zgjedhjeve që kaluan në mënyrë paqësore”, tha Ashton para fillimit të mbledhjes së Këshillit për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel.