Sot, në Viti është bërë asfaltimi i rrugës që lidhë fshatrat Goshicë-Gërmovë. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar këto punime, ku edhe u prit nga banorët e këtyre lokaliteteve.
Gjatë kësaj vizite kryetari Haliti tha se kjo komunë është e përkushtuar të krijoj kushte sa më të mira për lëvizjen e qytetarëve.
“Unë si kryetar i kësaj komune me bashkëpunëtorë jemi të përkushtuar të krijojmë kushte sa më të mira për lëvizjen e qytetarëve tanë. Ky projekt infrastrukturor është në interesin e dyja fshatrave dhe në lëvizjen e lirë dhe të sigurte të qytetarëve”, u shpreh Haliti.
Kurse banorët e dy fshatrave, kanë falënderuar institucionet komunale për këtë projekt të rëndësishëm. Gjithashtu gjatë ditës së sotme, kryetari Haliti ka inspektuar edhe një projekt infrastrukturor në fshatin Goshicë.