/2L ONLINE/ – Në kuadër të projekteve për asfaltimin e rrugëve rurale sot është asfaltuar rruga nga qendra e fshatit Letnicë deri të shkolla e këtij fshati. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë vizituar punimet për gjatë kësaj rruge ku edhe u takuan me banorët lokal të cilët e falënderuan atë për këtë projekt.
Shin Gjoni, Kryetar i fshatit Letnicë tha se asfaltimi i kësaj rruge ka qenë kërkesë e kahershme i banorëve duke potencuar se për shkak të gjendjes jo të mirë të rrugës ka qenë e vështirësuar qarkullimi . “ Rruga eksiztuese ka qenë shumë e dëmtuar dhe kemi hasur në vazhdimësi në probleme gjatë qarkullimit, por me asfaltimin e kësaj rruge po zgjidhet edhe ky problem për banorët e Letnicës. Për këtë natyrisht se ju jemi shumë mirënjohës kryetari t Haliti.” U shpreh Gjoni. /2L ONLINE/