Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet që po zhvillohen në asfaltimin e rrugës Ballancë-Kravaricë, rrugë kjo që po shihet si shumë e rëndësishme, jo vetëm për komunën e Vitisë por edhe të Gjilanit, pasi më të po lidhën dy komunat.
Kryetari Haliti tha se është shumë i lumtur që po realizohet ky projekt i rëndësishëm për banorët e kesaj zone, duke përmendur se është në interes të lidhjes së banorëve por edhe zhvillimit të bujqësisë dhe plantacioneve që gjenden në këtë zonë.
Ai tha se me këtë rrugë lidhen edhe lokalitetet e tjera dhe potencoi qasjen më të lehtë dhe të shpejtë të Pishat e fshatit Tërpezë, si një vend atraktiv që tërheq vizitorë të shumtë.
Kurse Xhevat Haliti, banorë i Ballancës falenderoj kryetarin Haliti, për këtë projekt të rëndësishëm për dy lokalitetet dhe dy komunat. /2LONLINE/