Është inauguruar të dielen projekti i zgjerimit dhe asfaltimit të qendrës së qytetit të Gjilanit, përkatësisht pjesa e tretë e rrugës në qendër, në bulevardin “Ibrahim Rugova”, që është njëri nga projektet infrastrukturore në këtë komunë.
Në inagurim ka marrë pjesë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe zëvendësministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Rexhep Kadriu.
“Jemi në Bulevardin “Ibrahim Rugova”, në të cilin janë të integruar tri sheshe të mëdha të Gjilanit, në kuadër të rigjenerimit urban të zonës së parë të qytetit. Projekti i filluar para disa vitesh, po merr formë. Do të vazhdojmë në pjesën tjetër të zgjerimit dhe standardizimit prej sheshit “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”, “Kadri Zeka” deri te lapidari i Abdullah Tahirit. Rigjenerimi parasheh fazën e dytë në vitin e ardhshëm, ku përfshihet integrimi i rrugëve kryesore “Madeline Albright”, “Adem Jashari” e “Mulla Idriz Gjilani”, ka thënë me këtë rast, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Ai theksoi se ky projekt ambicioz e përkthen Gjilanin si zonë urbane në programin 2020-2025, si njëra nga qendrat ku njerëzit dhe zhvillimi i ekonomisë e vogël janë në prioritet.
“Ky Bulevard po përgatitet t’iu kthehet qytetarëve e nuk ka të bëj me prioritete lidhur me qarkullimin në trafik të automjeteve sepse finalizimi i shtratit të Çarshisë së Gjlanit, ndërtimi i kampusit që ka përfunduar, ndërtimi i Stadiumit të Qytetit dhe Parkut të Gjelbër, janë projete madhore që e integrojnë zonën e parë të qytetit dhe largohet nevoja e qarkullimit të automjeteve”, ka shtuar Haziri.
Ministri i Infrasstrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se vëmendja e Qeverisë së Kosovës për projektet zhvillimore në Anamoravë, po koncentrohet gjithnjë e më shumë Gjilan.
“Jemi finalzimin e këtij Bulevardi për të treguar edhe përkushtimin e Qeverisë dhe dhe timin për projektet e nisura më herët, sikurse ky. Por, gjithsesi, me kryetarin Haziri, kemi diskutuar edhe për projektet në vitet e ardhshme. Zotohem se do ta vazhdojmë fazën tjetër në vitin e ardhshme, derisa në javët në vijim do të jem prapë në Gjilan, kur do të fillojmë punët në rehabilitimin e hyrjes së Gjilanit në drejtim të Kllokotit”, tha Abrashi.
Abrashi konfirmoi se javët në vijim do të shpallet edhe tenderi për pjesën e mbetur të Autostradës, nga Përlepnica e deri tek Dheu i Bardhë.
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Rexhep Kadriu, ka falënderuar kryetarin Haziri për punën në 5 vitet e fundit, duke thënë se po ndërtohet një Gjilan modern.
“Kjo rrugë do të shpie në kyqjen me autostradën tek bunari i Përlepnicës. E falënderoj edhe ministrin Abrashi që po i mbështetë projektet e mëdha infrastrukturore në Gjilan”, ka thënë Kadriu. /2LONLINE.con/