DYLON

Fillon implementimi i projektit “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës nga pandemia Covid-19”

Fillon implementimi i projektit “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës nga pandemia Covid-19”
Avatar photo Redaksia

OAK fillon fazën e implementimit të projektit “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës nga pandemia Covid-19” financuar nga WBF.

 
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në partneritet me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Vlorë (CCIVlora) filluan fazën e implementimit të projektit nga Western Balkans Fund.
 
Projekti synon të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe forcimin e kohezionit në rajonin WB6, e sidomos në këto rrethana të pandemisë.
 
Takimi i parë mes partnerëve u realizua në Vlorë, me qëllim që partnerët të kuptojnë më mirë detyrat e secilit në identifikimin e ndikimit të masave të mbrojtjes ndaj COVID19, sa ka ndikuar në ekonominë dhe performancën e biznesit në të gjitha palët kontraktuese në Rajon, si dhe pasojat e krizës. 
 
Pjesë e këtij takimi ishin financuesit e projektit nga WBF Dafina Beqiri dhe Dijana Spalevic të cilat theksuan që prioritet i këtij fondi është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rritja e bashkëpunimit reciprok në vendet e rajonit.
 
Të gjitha informacionet dhe gjetjet e mbledhura do të paraqiten në një konferencë të përbashkët rajonale që do të mbahet në Prishtinë.
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.