/2L ONLINE/ – Ka filluar sot asfaltimi i rrugës në lagjen e Simigjive dhe atë që qon në shkollën e fshatit Tërstenik. Kjo rrugë është pjesë e projektit të përbashkët të asfaltimit të rrugëve rurale në fshatrat e komunës së Vitisë. Për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në këto dy rrugë, ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili ka ritheksuar se janë në realizim të projekteve që besohet të finalizohen me kohë, sipas planit të paraparë. /2L ONLINE/