/2L ONLINE/ – Në Pozheran të Vitisë kanë filluar sot punimet në asfaltimin e dy rrugëve lagjore si dhe po vazhdojnë punimet në ndërtimin e trotuarit në drejtim të Qendrës së Mjekësisë Familjare në këtë lokalitet. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira kanë inspektuar nga afër këto punime si dhe janë takuar me banorë lokal të cilët falënderuan institucionet komunale të Vitisë për punën që po kjo e fundit po bënë në këtë lokalitet.
P[rndryshe, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar dje edhe disa punime që janë duke u bërë në fushën e infrastrukturës, konkretisht në asfaltimin e rrugës që lidh mes veti fshatrat Tërpezë dhe Ballancë, asfaltimi i rrugës kryesore në Devajë si dhe trotuarin në drejtim të ambulantes në Pozheran të Vitisë. /2L ONLINE/