Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatrat Qifllak dhe Fshati i Ri.
Aty ai nga afër ka parë projektet infrastrukturore, konkretisht asfaltimin e rrugëve “Grajçevci”, “Hajdini”, “Ajet Shabani” “liria” dhe rruga e Terpezës.
Me këtë rast kryetari Haliti është pritur edhe nga banorët e këtyre lokaliteteve të cilët e kanë falënderuar atë për realizimin e këtyre projekteve.