“Në bashkëpunim me Syrin Vizon, Më datë 24 shtator 2024, u mbajt takimi i rregullt i Asamblesë Komunale të Fëmijëve (AKF) në Gjilan, ku u diskutuan çështje kyçe që lidhen me fillimin e vitit të ri shkollor, po ashtu”, ka bërë me dije, Ardian Foniqi, udhëheqës i sektorit për të drejtat e njeriut dhe komunitet.
Sipas tij, qëllimi kryesor i këtij takimi ishte ri -konstituimi I AKF-se për arsye se shumica e asamblistëve kanë përfunduar mandatin dhe kanë kaluar ne shkolla te mesme.
Foniqi tha se gjatë takimit me ndihmën e stafit te Syri i Vizionit u përzgjodh edhe kryesia e re në përbërje të: Verda Isufi – kryetare e AKF-së, nënkryetar Diar Kadriu, sekretare Alba Zeneli si dhe arkëtare, Jetika Jerliu.
“Të punojmë me fëmijët sot do të thotë të punojmë për të ardhmen. Suksese në angazhimet e tyre”, ka thënë Foniqi. /2LONLINE/