Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK),sot mbi vendin tonë ka mbajtur mot me vranësira dhe vende –vende me riga shiu. Temperatura më e ulët u shënua 2 gradë celsius, kurse më e larta e ditë ka arritur në 12 gradë celsius.
Shtypja atmosferike ishte në zbritje, ç’ka na sinjalizon se jemi duke hyrë në fushën ciklonike. Lagështia relative e ajrit në mëngjes ishte 88% gjatë ditës ka rënë në 69%, dukshmëria horizontale ishte mbi 8 kilometra. Ka fryrë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-6m/s shpejtësi.
Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu. Temperaturat do të jenë afërsisht të njëjta, nga 2 gradë celsius, sa do të jetë ajo më e ulëta, deri në 12 gradë celsius më e larta e ditës. Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja.
Kurse, parashikimi i motit për javën e ardhshme sipas IHMK tonë se fushat me presion të ulët të cilat po e rrisin ndikimin në vendin tonë do të kushtëzojnë një mot kryesisht të vranët dhe me reshje sporadike shiu. Këto reshje fillimisht do ta përfshijnë veriun e vendit, për ta shtrirë ndikimin më pas në tërë territorin.
Temperaturat do të zbriten për 1-3 gradë krahasuar me ditët e mëparshme.
Reshje më intensive priten kah fundi i javë së ardhshme, kur do të ulen ndjeshëm temperaturat.