(2L ONLINE) – Në muzeun e Gjilanit është hapur ekspozita tradicionale Ndërkombëtare – Salloni Vjeshtor, edicioni i dhjetë -, i mbështetur nga Kryetari i komunes Lutfi Haziri dhe drejtorisë për Kulture, Rini e Sport, me këtë rast simbolikisht është përuruar objekti i muzeut të Gjilanit me këtë Ekspozitë.
Hapjen e beri Demir Behluli, i cili foli për karakterin e ekspozitës dhe rëndësinë e saj në masë që ka kjo ekspozitë. Ai theksoi se vet prezenca e artistëve me punimet e tyre dëshmon për një besim që kanë organizatorët me artistët botërorë dhe që këtë përvojë e bartin tek brezat e ri për edukimin e tyre artistike.
Behluli foli edhe për bashkëpunimin e mirë me institucionet dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme për eventet në Gjilan.
Përndryshe, fituesit e këtij edicioni të dhjetë janë: Edgar Piel, nga Gjermania – çmimi i parë, çmimi i dyte Gezim Brestovci, artist kosovar dhe çmimi i tretë Butrint Morina po nga Kosova.
Vlen te theksohet se në këtë ekspozitë morën pjesë shumë artistë nga Kosova, nga Shqipëria, Amerika, Gjermania, Italia, Turqia, Rumania etj. Kjo ekspozita do të jetë e hapur dy javë për të gjithë artdashësit. /2L ONLINE/