Art hipokrizie
Xhelil ARIFI
Ti rrenë
Edhe kur flet me sinqeritet
Ti prapë rrenë
sepse ti edhe sinqeritetin e ke të rremë
Rrenë edhe kur nuk dëshiron
Edhe kur nuk beson se tjetri të ka besuar
E kur lotët të rrëshqasin
Ti rrenë
Edhe kur i buzëqeshë gëzimit
Kur luan lojën e ndjenjave të thyera
E edhe kur të tjerët i besojnë mimikës sate
Që shfaqë dramën në akte hipokrizie
Ti rrenë edhe kur jeton!