Arsyet përse të konsumoni mollë dhe përfitimet shëndetësore

Sigurisht, keni  dëgjuar për disa nga arsyet përse të konsumoni mollë. Mollët njihen për shumë mënyra në përfitimet shëndetësore që i sjelli trupit tonë. Mund të hahet ashtu sic është, madje mund ta grini në një sallatë, ta shtoni në ushqime të ndryshme si në supë, apo ta përgatiteni në një salcë. Me fjalë të tjera mundësitë janë të pafundme.

Në vazhdim mund të i lexoni disa nga arsyet përse të konsumoni mollë:

Vlera të larta ushqyese dhe minerale

Janë të shijshme, prandaj, duhet të konsumoni mollë. Një mollë me madhësi mesatare mbart mbi 30 vitamina, 100 deri 180 miligram kalium dhe shumë minerale të tjera të vlefshme si fosfori, kalciumi, magnezi ose hekuri brenda dhe nën lëkurën e tij.

Ushqimi i mollëve është i shëndetshëm

Një mollë mesatare përmban rreth 90 kalori. Është burim i pasur me fibra. Me 1/3 e fibrave që gjenden në lëkurën e saj. Mollët përmbajnë pektin. Kjo është një fibër e tretshme që ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit në gjak. Ndryshe nga molla përfitohet edhe uthulla e mollës.

Molla mbanë mjekun larg

“Një mollë në ditë mban mjekun larg”. Kjo është një fjalë e urtë e mirënjohur angleze se përse të konsumoni mollë. Ose mbase keni dëgjuar fjalën “Hani molla – mos pi duhan”. E në fakt molla rezulton të jetë një mrekulli e shëndetshme. Përmbajtja e saj e lartë me fibrave, si flavonoide dhe polifenole pastron trupin nga toksinat metabolike. Konsumimi i rregullt i frutave të pasura me substanca jetike forcon sistemin imunitar dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe kancerit. Mollët janë edhe një ilaç i vjetër i përgatitur për dhimbjet inflamatore të nyjeve.

Ilaç për kapsllëk, diarre dhe arterie

Ky fryt njihet si ilaç për kapsllëk ashtu edhe për diarre. Duhet të keni parasysh se shtresa më e jashtme (lëvorja) e një mollë është veçanërisht e shëndetshme. Prandaj, duhet ta lani atë tërësisht, pa i larguar lëvoren. Studimet sugjerojnë se konsumimi i mollës ndihmon uljen e rrezikut ndaj sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve, konsumimi i rregullt i mollës parandalon forcimin e arterieve dhe sulmin në zemër. Kjo është kryesisht për shkak të përmbajtjes së lartë të pektinës, e cila ul nivelin e kolesterolit në gjak.

Rimbush trupin me forcë gjatë punës ose ushtrimeve fizike

Kush djersitet humbet kaliumin. Nëse na mungon ky mineral, nervat kalojnë vetëm në stimuj me kursim të muskujve. Pastaj, shumë shpejt paraqitet mungesa e forcës në trup, e cila do të stimulonte vazhdimin tutje në aktivitete sportive apo punë. Molla siguron rimbushje të shpejtë. Meqenëse gjithashtu përbëhet nga 85% ujë, është krejtësisht i përshtatshëm për shuarje të etjes, por edhe bënë të ndihemi të ngopur.

Mollët shpëtojnë jetë

Konsumoni mollë në vend të produkteve me origjinë shtazore dhe kështu mund të kontribuojnë në mbrojtjen e kafshëve, mjedisit dhe njeriut. Prandaj ushqimi vegan është kaq i thjeshtë dhe shumë i rekomanduar për konsumim.

Mollët mund të ndihmojnë për humbjen e peshës së tepërt trupit

Studimet tregojnë që konsumuesit e mollës para vaktit të ushqimit ndiheshin më të ngopur. Ngrënja e mollës para vaktit ka treguar që personat të konsumojnë mesatarisht 200 kalori më pak. Rrjedhimisht ulja e numrit të kalorive edhe ndihmon në uljen e peshës.

/2LONLINE/

KOMENTE