Klubi i Futbollit FC Drita ka njoftuar se zyrtarisht ka arritur marrëveshje me trajnerin, Arsim Thaqi për një kontratë 1 vjet e gjysmë.
Trajneri, Arsim Thaqi së fundmi ka qenë te Malisheva, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Flamurtarin dhe Prishtinën.
“Në ditët në vazhdim do të prezantohet edhe stafi ndihmës i trajnerit Thaqi, ndërkohë nesër ekipi ynë fillon fazën përgatitore”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. /2LONLINE/