Anëtari i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Kamenicës, Arsim Thaci, përmes katër çështjeve të ngritura në seancën e fundit të Kuvendit, kërkoi të dijë sa është numri i veturave që Komuna ka në dispozicion dhe listën e zyrtarëve që i shfrytëzojnë ato.
2. Kush janë zyrtarët komunale që shfrytëzojnë derivate nga operatori ekonomik komunal ?
3 .Kërkojmë listen e plotë të dhënies së subvencioneve nga kryetari i komunës për vitin 2015?
4. Kërkojmë listen e plotë të zyrtarëve komunal që pajisen me mbushje telefonike mobile për çdo muaj nga operatori komunal dhe shumën e tyre për çdo vit?
Thaçi ka kërkuar që përgjigjet t’i ofrohen me shkrim, në të kundërtën, nëse nuk i pranon brenda afateve ligjore, Thaçi i tha KamenicaPress’it se do t’i drejtohet Gjykatës Administrative në Prishtinë.