Granit Xhaka po i mungon Arsenalit në ndeshjen e rëndësishme të ditës së sotme ndaj Manchester Cityt. Mesfushori shqiptar në ndeshjen ndaj West Hamit pësoi një tronditje me kokë dhe nuk do të mund të luaj.
Por përveç Xhakës, Arsenali për këtë takim nuk do të mund të llogarit edhe në pesë futbollistë të tjerë.
Hector Bellerin, Nicolas Pepe, Dani Ceballos, Rob Holding dhe Kieran Tierney gjithashtu mbetën të lënduar.
“Tronditje, Xhaka pësoi goditje në kokë me top në sfidën ndaj West Ham Unitedit. Do të humbë ndeshjen ndaj Cityt dhe do të menaxhohet sipas protokolleve të tronditjes”, thuhet në njoftimin e klubit londinez Arsenal.