Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ia ka hequr shiritin e kapitenit Granit Xhakës. Ndryshe, Xhaka nuk është ftuar as për ndeshjen e Europa Ligës që Arsenali e zhvillon ndaj Victoria Guimares.
Trajneri Unai Emery, ka raportuar se Xhakës i është hequr shiriti i kapitenit, derisa në krye të “Topçinjve” pritet të jetë sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang.
Sipas mediave angleze, kosovari nuk ka të ardhme në klub, pasi Emery nuk ka arritur ta pohojë se Xhaka do të qëndrojë.
Kujtojmë që futbollisti shqiptar ishte frustruar pas zëvendësimit në ndeshje ndaj Crystale Palace që përfundoi javë më parë 2-2 në “Emirates”, ndërkohë që gjatë daljes ofendoi edhe tifozët e pranishëm në stadium.