Skuadra e Arsenalit ka arritur t’i hakmerret Borussia Dortmundit për humbjen e pësuar dy javë më parë në “Emirates”, duke e mposhtur skuadrën e Jurgen Klopp-it, me rezultat 1:0. Golin e fitores për “Topçinjtë” e realizoi Aaron Ramsey, në minutën e 62-të. Me këtë fitore skuadra e Arsene Wenger-it e ka bërë një hap të madh drejt kalimit në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve.
Fitore në këtë mbrëmje ka shënuar edhe skuadra tjetër angleze, Chelsea, në duel me Schalke, me shifrat 3:0. Dy gola i realizoi Samuel Eto’o, derisa golin e tretë e shënoi Demba Ba. Barcelona iu gëzua sërish fitores në duel me Milanin, me rezultat 3:1. Lionel Mesi shënoi dy golat (30’-pen, 83’) dhe Buskets (39’). Fitore para tifozëve të vet ka regjistruar edhe Napoli në duel me Marseillen, me shifrat 3:2. Andre Aju i zhbllokoi shifrat në minutën e 10-të për francezët, por Inler barazoi në minutën e 22-të. Dy minuta më vonë Higuain shënoi për 2:1. Marseille i barazoi shifrat në minutën e 64-t nëpërmjet Toven, por Higuain shënoi golin e dytë në minutën e 75-të për t’ia siguruar fitoren napolitanëve, 3:2.transmeton rtk.
Grupi F
Basel-Steaua Bucuresti 1:1
Chelsea-Schalke 3:0
Tabela
1.Chelsea 9
2.Schalke 6
3.Bazel 5
4.Steaua 2
Grupi E
Borussia Dortmund – Arsenal 0:1
Napoli – Marseille 3:2
Tabela
1.Arsenal 9
2.Napoli 9
3.Borussia 6
4.Marseille 0
Grupi G
Zenit – Porto 1:1
Atletico Madrid – Austria Wien 4:0
Tabela
1.Atletico 12
2.Zenit 5
3.Porto 4
4.Austria 1
Grupi H
Ajax-Celtic 1:0
Barcelona-Milan 3:1
Tabela
1.Barcelona 10
2.Milan 5
3.Ajax 4
4.Celtic 3