Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi kishte një edicion me ulje dhe ngritje të formës, duke dëshpëruar tifozët e klubit londinez, Arsenal.
Kjo ka bërë që Arsenali të mendoj shitjen e tij gjatë afatit kalimtar veror. Tashmë, Arsenali kanë vendosur edhe çmimin e largimit të Mustafit.
Arsenali për ta lënë të lirë Mustafin po kërkon 30 milionë euro.
E skuadra e re e Mustafit duket se do të jetë gjiganti francez Monaco që ka shprehur interesim të madh për të.