Mediat britanike raportojnë se Granit Xhaka pritet të mos luajë më në fanellën e Arsenalit. E për ta lënë të lirë mesfushorin shqiptar, Arsenali kërkon 40 milionë euro dëmshpërblim, raporton Sky Italy.
Gjithashtu, raportohet se Hertha Berlini ka ofruar për shërbimet e tij 35 milionë euro dhe pritet që Xhaka të pranojë ofertën e klubit gjerman.
Kujtojmë se trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta së fundmi kishte deklaruar se e vlerëson shumë Granit Xhakën dhe llogarit në shërbimet e tij.