Në konferencën e djeshme për shtyp, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë prezantimit të plan-programit qeverisës, njoftoi edhe për fillimin e punës në padinë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë për periudhën e luftës së fundit, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” përshëndet këtë vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Përshëndesim fillimin e punës për përgatitjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë
Në konferencën e djeshme për shtyp, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë prezantimit të plan-programit qeverisës, njoftoi edhe për fillimin e punës në padinë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë për periudhën e luftës së fundit, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” përshëndet këtë vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ne ndajmë të njëjtat pikëpamje me Qeverinë e Kosovës se padia për gjenocid duhet të jetë e përgatitur mirë, në mënyrë që të dalim fitues nga ky proces për arritjen e drejtësisë për viktimat e gjenocidit në Kosovë.
Arritja e drejtësisë për gjenocidin në Kosovë do t’i kontribuojë paqes në këtë pjesë të botës dhe do të jetë një kontribut për parandalimin e akteve të tilla të shëmtuara në të ardhmen anekënd botës.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” do të angazhohet në vazhdimësi për të dhënë kontributin e vet maksimal në këtë drejtim.
Gjenevë, 8 maj 2021
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”