(2L ONLINe) – Referuar raporti policor për 24 orësh ne fundit, në fshatin Binqë të Komunës së Vitisë raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth prerjes së disa drunjve ka kanosur me armë viktimën mashkull K/Shqiptar.
Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/