(2L ONLINE) – Shefi i Inspekcionit komunal në Kamenicë, është arrestuar të mërkurën, nën dyshimin për shpërdorim të pozitës zyrtare. Personi i arrestuar është R. L. zyrtar në Komunën e Kamenicës, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan e ka konfirmuar arrestimin e zyrtarit në fjalë.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Njësia në Gjilan, ka realizuar një operacion policor me ç’rast ka arrestuar një person,nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.
Bazuar në hetimet paraprake policore, i dyshuari, me veprime të kundërligjshme ka ndihmuar në përgatitjen e dokumentacionit fiktiv operatorët ekonomikë në Kamenicë, të cilët kanë bërë eksploatimin e zhavorrit në mënyrë të kundërligjshme. /2L ONLINE/