Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan është arrestuar i dyshuari pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje me prindërit e tij, të njëjtit i sulmon fizikisht dhe babait i shkakton lëndime trupore për çka posedon raport mjekësor.
Sipas raportit policor, trajtim mjekësor ka marr edhe i dyshuari pasi e kishte goditë me dorë xhamin e derës së shtëpisë.
“Prokurori të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti është dërguar në spitalin e Gjilanit, repartin e psikiatrisë për tretman mjekësor dhe mbetet në mbikëqyrje të policisë”, thuhet në raportin policor.