Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se Policia e Kosovës derisa sa ishte në patrullim rutinë, në rrugën “Abdulla Tahiri” në Gjilan ka hasur në personin, i cili nuk mbante maskën mbrojtëse kundër COVID -19.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se patrulla e policisë kishte kërkuar nga personi ta vendosë maskën mbrojtëse, i njëjti ka refuzuar dhe ka penguar personat zyrtarë gjatë kryerjes se detyrës me ç ‘rast është arrestuar.
“Ai është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me vendim te Prokurorit i dyshuari ndalohet për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/