Në Gjilan, raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull K-shqiptar, pronar i një lokali të lojërave të fatit, me ç’rast ishte duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme.
“Me urdhër të prokurorit është kontrolluar lokali pa firmë në të cilën janë hasur 10 persona (lojtarë), në lokal janë gjetur dhe janë konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme 2 shtëpiza kompjuterike, 2 monitorë, 1 printer, 3 tabela TV të lojërave të fatit, 34 tiketa të lojërave të fatit dhe para të gatshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.