Një ditë më parë, në Gjilan, nga rrëshqitja e skelave që ishin të vendosura para një lokal, ka pësuar lëndime një grua, ndërkohë që policia është marr me rastin dhe sot ka bërë me dije se ka arrestuar një të dyshuar, pronar i firmës se montimit të skelave, i cili pas intervistimit është dërguar ne mbajtje.
Ja raporti i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Ibrahim Rugova, Gjilan, 25.10.2021-11:30. Raportohet se viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore nga rrëshqitja e shtyllave (skelave) qe ishin te vendosura kohe me parë para një lokali. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa ne vendin e ngjarjes kane dalë inspektoret komuna. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar pronar i firmës se montimit të skelave është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar ne mbajtje. /2LONLINE.com/