/2L ONLINE/ – I dyshuari F. B. (1973) me banim në Podujevë, muaj më parë duke e mashtruar ankuesin e rastit qytetari i Gjilanit ka arritë t’ia marrë veturën e tipit “AUDI A3”, ngjyre hiri, e pa doganuar, e vëllait të tij, dhe sipas ankuesit i dyshuari në lajthim e kishte bindur se veturën e kishte blerë nga vëllai i tij i cili punon në Zvicër.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se i dyshuari e merr veturën në fjalë dhe sipas marrëveshjes paratë në vlerë: 4800 Franga zvicerane ai duhej t’ia dorëzonte me date:27.03.2016. I dyshuari pasi qe e ka marrë veturën në fjalë prej asaj dite e deri tek raportimi i rastit nuk ju ka paraqitur asnjëherë ankuesit.
Hashani ka thënë se Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit përmes rrugëve operative kanë pas informata të qëndrueshme për vendndodhjen e të dyshuarit në fjalë.
“Polica e Kosovës nga stacioni i Podujevës, në bashkëpunim të ngushtë me njësitet hetuese nga Gjilani kanë arritur që ta arrestojmë të dyshimtin në Podujeve në shtëpinë e tij. I njëjtin është sjell në stacionin Policor në Gjilan, ai është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Gjatë hetimeve janë gjet fakte dhe dëshmi të qëndrueshme se ai është i involvuar në këtë vepër duke e mashtruar ankuesin e rastit”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Ai shtoi se i dyshuari në fjalë me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë në mbajtje.
“Në bazë të dëshmive të gjetura i dyshimti besohet të jetë i involvuar edhe në disa raste të tjera “mashtrimi”, në rajone të ndryshme të Kosovës dhe ndaj tij hetime të vazhdueshme janë duke u zhvilluar edhe nga stacionet policore në Prizren, Pejë, dhe Podujevë”, thotë zëdhënësi Hashani.
Rasti nën hetime. /2L ONLINE/
fotoilustirm