Me 10 tetor 2021 në ora 14:40, njësite policore të hetimeve nga Stacioni Policor, Kamenicë, gjatë realizimit të planit operativ për kapjen e personave të kërkuar nga gjykata kanë pranuar informata përmes rrugëve operative dhe kanë arrestuar, N. D. (1992).
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se i kërkuari nga policia ka qenë në arrati dhe kërkohej bazuar në letër-rreshtimin të lëshuar nga Gjykata themelore Gjilan –Dega në Kamenicë për vuajtje të dënimit me burg prej 1 viti për shkak të veprës penale “vjedhje të rëndë ” nga neni 253 parag. 1 lidhur me nenin 23 të KPK-së,
I dyshuari dërgohet në vuajtje të dënimit në Burgun e Prishtinës. /2LONLINE.com/