Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj K/Shqiptarë, pasi që njëri prej tyre në mënyrë të rreme ka falsifikuar dokumente në këtë rast patentë shofer, lëshuar nga shteti i Austrisë.
Sipas policisë ai ka bërë këtë për përfitime personale duke pajisur të dyshuarin tjetër dhe bashkëshorten e tij , e cila është pajisur me dokument patentë shofer të Kosovës, përmes patentë shoferit të falsifikuar të Austrisë.
Me vendim të prokuronit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje .