(2L ONLINE) – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë nga qendra e regjistimit të administratës civile në Gjilan se një përson është duke u sjell dhunshëm aty në qendër.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Patrullat Policore të Sektorit II dhe III menjëher ju kan përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes kan takuar të dyshuarin J. N. nga Gjilani i cili punon dhe jeton në shtetin e Zvicrës.
“I dyshuari jo që nuk përfill urdhërat por edhe bënë rezitencë aktive fillon ti kundërshtoj Patrullat Policore duke sulmuar njërin prej zyrtarve Policore edhe me një mjet të fortë me ç’rast njërit nga zyrtarët në fjalë i shkakton lëndim trupor në krahëror ku ka kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente në Gjilan”, ka thënë Hashani.
Zëdhënësi i Policisë ka bërë më dije se nga deklaratat e personave të involvuar në rast kuptojmë se arsye e sjelljes dhe sulmit ndaj zyrtarëve në detyrë ka qenë se i dyshuari i paknaqur nga një gabim teknik i lëshuar në dokumentin e vajzës së tij fillimisht ka akuzuar punëtorët e qendres se administratës civile e më pas ka vazhdua edhe me mospërfillje dhe sulm ndaj zyrtarëve policor.
Toger Hashani tha se i dyshuari ka dhënë deklaratë në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me vendim të Prokuroris së krimeve të përgjithëshme, i dyshuari ndalet për 48 orë në qendrën e ndalimit kurse rasti i kompletuar për shqyrtim të mëtutjeshëm i dorëzohet Prokurorisë./2L ONLINE/