/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan, viktima mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Sipas viktimës i dyshuari në momentin kur e kishte sulmuar kishte pasur me vete një pushkë gjuetie. Njësiti policor ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor dhe nga ai ka konfiskuar pushkën e gjuetisë. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/