Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast në Ranillug, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin policor. /2LONLINE/