Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Pozheran të Vitisë, është arrestuar i dyshuari, mashkull K/Shqiptar, pasi gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar, një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 10.4 gram.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti vazhdon të hetohet.