(2LONLINE) – Hetuesit e Stacionit policor të Gjilan kanë realizuar një urdhër kontroll të lëshuar nga gjykata kompetente e Gjilanit në shtëpinë e të dyshuarit Gj. H. (1989) me ç’rast gjatë kësaj bastisjeje janë gjetur dhe sekuestruar:
• 3 (tre) qese të plastikës të dyshuar me substancë narkotike të llojit Marihaunë,
• një qese me 5 (pesë) fara që besohet të jetë e bimës Kanabis Sativa,
• një mulli për bluarje të Marihuanës si dhe
• një shishe me tableta Tramadol 50 mlg.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se hetuesit e njësisë anti-drogë nga Qendra që veprojnë në Gjilan iu kanë përgjigjur rastit ku kanë marrë dëshmitë e sipërshënuar si dhe është arrestuar i dyshuari.
“Hetuesit anti drogë në Gjilan kanë bërë testin fushor të dy qeseve të dyshuar me substancë narkotike e cila ka rezultuar Pozitiv e e llojit “Marihuanë” si dhe është bërë matja e substancës narkotike e cila ka peshuar 2 (dy) gramë” ka thënë Hashani.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës në Gjilan.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit të Departamentit për Krime të Përgjithshme rasti procedohet në procedurë të rregullt./2lonline/