Autoritetet policore kanë raportuar për një rast të mospërfilljes së gjykatës që është regjistruar në Gjilan.
“Është arrestuar i dyshuari i cili nuk ka respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga Gjykata për ish bashkëshorten e tij”, thuhet në raportin policor.
Viktima ka raportuar se i dyshuari (ish bashkëshorti) iu kishte afruar duke e fyer disa herë me fjalë banale.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendër të mbajtjes.