(2L ONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë raportuar se në Kamenicë është arrestuar e dyshuara Xh. F. Mbi të cilën rëndojnë dyshimet për “Mashtrim”,”Deklarim i rremë” dhe “Keqpërdorim i Sigurimit”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan tha se fillimisht prokurori i shtetit kishte urdhëruar Policinë e Kosovë që të lokalizohet dhe të arrestohet e dyshuara Xh. F, gjë që edhe është bërë dhe e dyshuara është intervistuar në lidhje me disa raste të raportuara më herët si “Mashtrim”,”Deklarim i rremë” dhe “Keqpërdorim i Sigurimit”.
“E njëjta dyshohet se ka raportua në polici disa raste të aksidenteve të trafikut me Mashtrim me qëllim të përfitimit nga Sigurimi. Me vendim të prokurorit të shtetit e njëjta është ndalur në mbajtje për 48-orë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rasti është duke u hetuar. /2L ONLINE/