(2L ONLINE) – Në stacionin policor të Vitisë është raportuar një rast I “Keqpërdorim seksual”. Njësiti i NJHR-së ka ndërmarr veprime hetimore me autorizim të prokurorit të shtetit, në bazë të ankesës së bërë nga familjari i viktimës, se në fshatin Pozheran deri sa kishte qenë në rrugën kryesore, afër shtëpisë së viktimës, kishte konkluduar se brenda shtëpisë së viktimës gjendej edhe një person tjetër.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se në bazë të informacioneve, të ofruara nga familjarët dhe kontakti i hetuesve direkt me viktimën, është konstatuar se e njëjta ka çrregullime-paaftësi mendore evidente.
Viktimës i është ofruar ndihma e parë mjekësor .
“Mbështetur në rrethanat e rastit, Prokurori i shtetit ka vendosur që të dyshuarit ti shqiptoj masën e ndalimit prej 48 orësh. Hetimet në lidhje me rastin do të vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore taktiko-teknike”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/